Identifikohet gruaja, e cila u gjet e vdekur pasditen e sotme në Elbasan. Ajo është Kadrie Arapi 73 vjeç, banuese në lagjen 5 maji në një pallat të ri. Përballë saj banonte i biri, që nuk kishte komunikuar prej dy ditësh me të ëmën dhe nuk trokiti në derën e saj, por njoftoi zjarrfikësit.

Banorët e pallatit nuk kanë tregur interes për të moshuarën, sepse ishin në dijeni që djali i saj me familjen banonte vetëm pak metra larg. Dhe në këtë kohë pandemie, kur edhe udhëzimet janë për të mos dalë moshat e treta në rrugë për Pazar apo ilaçe ai duhet të ishte kujdetari.

Por, mesa duket nuk ka ndodhur kështu. Zjarrfikëset kanë shkuar në banesë janë futur nga dritarja dhe kanë venë re se e moshuar kishte ndërruar jetë. Sa i përket shkaqeve të vdekjes mendohet se janë ato natyrale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re