Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore ka dhënë një tjetër version të aksidentit të ndodhur pak ditë më parë në kryeqytet, ku edhe humbui jetën një student 23-vjeçar.

Sipas Hartës, ngjarja mësohet të ketë ndodhur pranë tregut të “Uzinës Dinamo” ku një shofer kamioni që po fuste materiale ndërtimi dhe hekur në pallatin brenda tregut, ka aksidentuar studentin, i cili po lëvizte me biçikletë. Po ashtu ata pretendojnë se 23-vjeçari është futur midis kamioni që po shkarkonte mallrat dhe bylykut duke mos u treguar i kujdesshëm.

“Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Tiranë ku ka humbur jetën në mes të ditës. Bëhet fjalë për të riun Reldi Guga, vetëm 23 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pranë tregut të “Uzinës Dinamo” ku një shofer kamioni me bylyk që po fuste materiale ndërtimi dhe hekur në pallatin brenda tregut, ka shtypur studentin i cili po lëvizte me biçikletë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka shoqëruar drejtuesin e kamionit për zbardhjen e hetimit të këtij aksidenti të rëndë. Mendohet së i ndjeri është futur midis kamionit dhe bylykut me biçikletë duke mos u treguar i kujdesshëm” – shkruhet në njoftim.

Mësohet gjithashtu që Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit për zbardhjen e shkakqeve të aksidentit, por nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Ngjarja ka ndodhur më 11 prill, ku Reldi Guga, vetëm 23 vjeç, ka qenë duke ecur me biçikletë, pranë Uzinës Dinamo, në momentin që një kamion që po fuste materiale ndërtimi në pallatin brenda tregut, e ka përplasur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re