Një tragjedi i ka ndodhur familjes Ramadani nga Panorci i Malishevës e cila jetojnë në Zvicër që nga paslufta. Si pasojë e një aksidenti ato kanë humbur djalin e vetëm të familjes së tyre, Ardianin vetëm 15 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kantonin e Fribourgut, ku si pasojë e plagëve të marra 15 vjeçari ka humbur jetën.

Aksidenti i rëndë i së shtunës në Zvicër, duket se ka ardhur si pasojë e një grindjeje mes dy grupe të rinjsh, shkruajnë mediat zvicerane. Familja e të ndjerit tha se tani për tani nuk do të komentojë ngjarjen për publikun. Ajo që dihet është se A.R., ka qenë djali i vetëm i familjes me prejardhje nga fshati Panorc i Malishevës.

Të shtunën në mbrëmje, dy grupe adoleshentësh janë përleshur në Murten. Pasi policia i ka ndarë grupet në stacionin e trenit, përleshja, sipas mediave zvicerane, ka vazhduar në stacionin e trenit në Sugiez ku edhe ka ndodhur aksidenti fatal.

Siç është raportuar, i riu 15-vjeçar ka vrapuar në shina dhe nuk e ka parë trenin që po afrohej. Ai ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.

LEXO EDHE Covid-19 në burgje/ Të infektuar drejtues, staf dhe të burgosur
Stacioni i trenit në Sugiez është një vend takimi i preferuar për të rinjtë nga rajoni. Një qytetar që jeton përballë stacionit të trenit thotë: “Në fundjavë shpesh ka shumë të rinj atje, por dje kemi dëgjuar britma dhe trenin duke frenuar fort”.

Banorë të tjerë konfirmojnë se shumë të rinj mblidhen rreth stacionit të trenit, veçanërisht në mbrëmjet e fundjavës. Është një luftë e vërtetë grupesh midis adoleshentëve nga Neuchâteli dhe Murteni, thotë një banor.

Policia ndërhyri për të shuar konfliktin

Sipas zëdhënësit të policisë, Yvan Buchs, policia nuk ka prova se para aksidentit ka pasur përleshje në Sugiez: “Në këtë rast specifik, ne u informuam se një grup i madh i të rinjve ishin mbledhur në stacionin e trenit në Murten. Ne ndërhymë për të siguruar nëse po respektoheshin masat në fuqi për shkak të krizës së Koronës”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re