Në shkollën private “Omiros” të qytetit të Korçës, mësuesi i fiskulturës ka rezultuar me Covid-19. Ky njoftim është dhënë nga vetë shkolla përmes WhatssUp-it drejtuar prindërve të fëmijëve të kësaj shkolle.

Mësuesi i fiskulturës është një grek i cili jeton në Kostur, në afërsi të kufirit me Kapshticën.
Shkolla Omiros përbëhet nga 430 nxënës dhe 42 mësues të cilëve i është kërkuar të vetkarantinohen pavarësisht se deri në këto momente, kanë kaluar gjashtë ditë nga kontakti i fundit që kanë patur me mësuesin.

Mësuesi është larguar nga Shqipëria pas urdhrit të dhënë nga Ministria e Arsimit për mbylljen e shkollave.Siç raporton gazetari i ABC News Aldo Kozarja , mësuesi largohej dhe vinte përsëri në këtë shkollë sa herë kishte mësim.

Mësohet se gjendja e mësuesit paraqitet e qetë pa shqetësime deri tani edhe pse ai vuan edhe nga komplikacione të tjera.Mësuesi i lëndës së fiskulturës ka dhënë mësim në 4 klasa në këtë shkollë. Ai nuk ka patur kontakt të vazhdueshëm me pjesën tjetër të kësaj shkolle.

Drejtoria e ISHP ka njoftuar se, familjarët e mësuesit grek i cili është prekur nga Covid-19, pas testit të parë kanë rezultuar negativ. Familjarët e nxënësve janë të trembur dhe janë vetëkarantinuar me të mbërritur mesazhi në celularin e tyre.

Deri tani nuk ka patur njoftime apo nuk janë kuptuar shenja shqetësuese të koronavirusit. Gazetari Aldo Kozarja raportoi për abcnews.al se ISHP nuk ka marrë deri në këto momente asnjë analizë ndaj personave që kanë patur kontakte me mësuesin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re