Skip to content

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë, si u mbytën dy të miturit në liqenin e Prushit në Tiranë, ishin 6 fëmijë që… (Detaje)

Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e dy fëmijëve të mitur në liqenin e Prushit në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se në liqen kanë qenë duke u larë 6 fëmijë, 4 prej të cilëve kanë mundur të dalin nga uji ndërsa 2 jo. Nuk dihet ende mosha e saktë e fëmijëve, por që paraprakisht dyshohet që ata të jenë të moshës 11 dhe 13-vjeç.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb