Dosja e Prokurorisë prej 15 fashikujsh për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç ka edhe disa detaje interesante mbi tentativat e familjarëve të autorëve të përfshirë në atentat për t’u pajtuar me familjet e viktimave.

Duke iu referuar dosjes, News 24 raporton se pak ditë pas ngjarjes, pasi në media kishte dalë emri i Eduard Lamajt si autor i dyshuar për ngjarjen njerëz të afërt me të kanë shkuar në familjen e Bujar Likës për t’i dhënë mesazhin se ishte djali i tyre autor dhe se gjekun e kishin tek ata.

Babai i Bujar Likës, duke iu referuar dosjes, ka deklaruar se në fillim s’ka pasur asnjë kontakt nga ana e familjarëve të personave të dyshuar, më vonë në shtëpi i kanë ardhur persona dhe njerëz me lidhje miqësore dhe i kanë thënë “mos u humb se gjakun e ke tek ne”.

“Ua preva shkurt”, ka thënë ai, siç citon dosja e Prokurorisë: Për mua s’ ka më vlerë kjo fjalë bazë zakonit se këtë tani e ka marrë vesh i madh e i vogël”.

Po ashtu Antonin Vlashi, babai i njërit prej të dyshuarve si pjesëmarrës në vrasje pretendohet se ka dërguar persona në familje për të kërkuar falje dhe ndjesë burrërore. Nuk ka marrë përgjigje. Me sa duket, këto familje rezultojnë në një konflikt të hapur mes tyre.

Nga dosja e Prokurorisë rezulton se po hetohen veçmas Besim Lama dhe Viktor Marku, të cilët akuzohen se mjekonin ilegalisht Eduard Lamajn, i akuzuar si autori vrasjes së dy biznesmenëve në Laç.

Kujtojmë që Lamaj pas atentatit u plagos nga Bujar Lika dhe për 12 ditë qëndroi i fshehur në një klinikë private ku u mjekua nga dy mjekët.

Çështje e veçuar edhe për Kreshnik Tushën që mbërriti natën e vrasjes i plagosur në spitalin e Kurbinit. Ndërsa fillimisht u dyshua se mund të ishte një nga atentarët, policia nuk gjeti prova, por sërish po hetohet si person që sipas policisë, ka dijeni për atë ngjarje.

Dy mjekët u arrestuan në 23 qershor 2020, pasi akuzohen se operuan dhe nuk raportuan faktin se në klinikën e tyre private në Qytet Studenti kishte shkuar një person i plagosur me armë zjarri. Bëhej fjalë konkretisht për shtetasin Eduard Lamajt, i cili qëndroi për disa ditë në këtë klinikë ku u trajtua pasi kishte marrë një plumb në këmbë.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re