Dalin detaje të reja nga shpërthimi i automjetit orët e para të mëngjesit në kryeqytet ku si pasojë dy persona janë plagosur.
Bëhet fjalë për Mikel Harizaj dhe pasagjeri Serini Dumi, të cilët janë të intubuar dhe nën kujdes intensiv nga mjekët. Policia po verifikon aktivitetin e tyre ku shënjestër e sulmit dyshohet të ketë qenë 42- vjecari Mikel Harizaj.
Burimet bëjnë me dije se Harizaj është pronar i dy bizneseve në Tiranë. Pavarësisht se kishte rreth 4 orë nga koha e lëvizjes për shkak të orës policore, makina që shpërtheu lëviz në 02.50 minuta më unazën e re. Paraprakisht raportohet se Harizaj ka qenë duke u kthyer në banesën e tij, ndërsa Serini Dumi ishte kamerieri i tij që do e linte rrugës.
Harizaj rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi në vitin 2009 ka tentuar që të vrasë me granatë dore tre persona. Ai u arrestua vetëm 3 vite më vonë nga Policia, teksa qëndronte te disa miq të tij në Tiranë.
Harizaj rreth orës 23:00 të datës 10 prill 2009, në Selenicë, për motive të dobëta është konfliktuar me tre shtetas në ambientet e një lokali. Menjëherë pas konfliktit, Mikel Harizaj ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në makinën e tij, të cilën e kishte të parkuar afër lokalit nga ku ka marrë një granatë dore, me të cilën ka sulmuar shtetasit e mësipërm.
Nga shpërthimi i granatës u plagos rëndë asokohe shtetasi G. A., dhe më lehtë dy të tjerët. Operacioni për kapjen e tij u bë në Tiranë, pasi Mikel Harizaj ndodhej i fshehur te disa persona, me të cilët kishte lidhje shoqërore. Ndaj tij hu ngrit akuza për vrasje të mbetur në tentativë. Duket se pas vuajtjes së dënimit, ndaj Harizajt ka nisur hakmarrja.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
