Ekspertiza paraprake mjeko-ligjore ka zbuluar shenja të shumta në trupin e 6 vjeçares së dhunuar nga babai i saj.

Gjithashtu ekspertet mjeko ligjor kanë konstatuar edhe dy dëmtime në organet gjenitale të së miturës. Por nuk ka një përgjigje përfundimtare nëse ajo është abuzuar seksualisht, apo jo nga babai i saj.

“Fax News” ka mësuar se 27-vjeçari në deklarimet e tij përpara oficerëve të policisë gjyqësore ka mohuar në mënyrë kategorike që të ketë abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por përgjigja përfundimtare e ekspertizës do zbulojë nëse ai tregon të vërtetën apo jo.

Referuar dëshmisë së dhënë përpara OPGJ-ve, i riu ka pranuar që ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës 6-vjeçare, por jo të ketë abuzuar. Ketë të hënë gjykata e Tiranës, do japë masën e sigurisë ndaj 27-vjeçarit, ku do vendosë nëse do e lërë në burg apo lirojë të riun.

Ndërkohë për shkak të pranisë të së miturës prokuroria do kërkojë që masa e sigurisë ndaj Raimond Kunores të zhvillohet me dyer të mbyllura. Përveç ekspertizës paraprake prokuroria përpara gjykatës do paraqesë nesër edhe dëshminë e të miturës e cila është marrë në prani te psikologut.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re