Redjan Rraja, i arrestuar si një nga personat e dyshuar për atenatin në Shkozet ndaj prokurorit Arjan Ndoja, u la në burg të mërkurën. Në sallën e gjyqit, ai shprehu vetëm fjalët: “shpresoj që drejtësia të bëjë punën e saj”. Një ditë më parë, edhe Arjan Ndoja tha po ashtu se pret që drejtësia të bëjë punën e saj.

Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar përgjimet telefonike të aparateve celularë të sekuestruara Redjan Rrajës, për të parë nëse ai ka qenë ose jo në vendin e atentatit. Ky pritet të jetë dhe argumenti i prokurorëve për të provuar autorësinë e tij në atentatit ndaj prokurorit Ndoja. Hetimi është përqendruar te zbulimi i bashkëpunëtorëve të tij në këtë ngjarje. Dyshohet se Rraja nuk ka vepruar i vetëm.

Kurse ABC News raporton se grupi hetimor ka në dorë prova të forta kundër Rrajës. Grupi hetimor ka gjetur gjurmët e tre gishtave të Rrajës tek syzet e tij të personalizuara. Syzet janë gjetur në vendin e parë të shoferit, ndërkohë që pritet dalja e ekspertizës për pështymën e gjetur në maskë si edhe fijet e flokut.

Pas dyshimeve se mund të ishte përfshirë në ngjarje, prokurorët menduan fillimisht ta mbanin Rrajën nën vëzhgim, por ishte nisja e tij për në Mal të Zi që i shtyu ata të kërkonin arrestimin me frikën se mund të largohej nga vendi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko