Informacionet e para në lidhje me vdekjen e 56 vjeçarit në Korçë hedhin dyshimet se aim und të jetë vrarë.
Burime te rezervuara thanë se viktima Nevrus Fiqi 56 vjeç një ditë më parë ka pasur një komflikt me një person të identifikuar tashmë nga policia.
Ndërkohë që mbrëmë të njëjtat burime thanë se viktima ka qenë duke pirë me një të afërm në një hyrje të pallatit aty ku ka pasur edhe një konfrontim fizik me dikë tjetër.
Sipas motrës se viktimës Liza Hoti, viktima është konfliktuar me herët me dikë tjetër për kanacet që mblidhte.
Pasi janë grindur me një person të identifikuar si Emiljano Nazifi pasditen e së enjtes, në mbrëmje ata janë grindur përsëri.
Personi i dyshuar si autor edhe me precedente te meparshëm penale. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
