Edhe dy shtetas shqiptarë nga Maqedonia të lindur në Austri janë në listën e të dyshuarve në sulmin terrorist në Vjenë.

Bëhet fjalë për Argent Ganin dhe Uzeir Avdilin, shkruajnë mediat maqedonase, duke iu referuar burimeve jozyrtare. Gjithashtu, së bashku me Ganiun dhe Avdilin, dy persona nga Kosova janë në listën e të dyshuarve në sulm.

Më parë, policia austriake njoftoi se 14 persona u arrestuan në lidhje me sulmin. Lista e të arrestuarve, që policia paraqiti në media, nuk përfshinte emra, por vetëm inicialet.

Gjithashtu, thuhet se tre persona, përveç austriakut, gjithashtu kanë shtetësinë e Republikës së Maqedonisë Veriore, përkatësisht K.F. (i lindur në Modling, Austri), A.G. (i lindur në Sankt Polten, Austri) dhe U.A. (i lindur në Vjenë, Austri).

Një fotografi e një prej të arrestuarve gjithashtu u shfaq në mediat maqedonase.

Siç dihet, në krye të asaj çfarë ndodhi në Vjenë, thuhet se ishte Kujtim Fejzullahu, i cili u ekzekutua atë natë nga policia austriake.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re