Skip to content

Dalin EMRAT/ Këta janë tre pronarët e lavazhit që qëlluan me armë, si dështoi atentati në Berat

 

Mësohen emrat e tre personave që kanë qëlluar me armë zjarri drejt lavazhit në qytetin e Beratit.

Ata janë Vladimir Spahiu, Xhoni Spahiu dhe tjetri me inicialet P.S., të cilët rezultojnë të jenë pronarët e lavazhit drejt të cilit kanë qëlluar me armë zjarri.

Të tre autorët kanë qëlluar me armë drejt biznesit, pas një sherri për qiranë që kishin pasur me personat që e kishin marrë lavazhin.

Fatmirësisht kjo ngjarje ka përfudnuar pa të lënduar dhe tre autorët e atentatit kanë rënë në pranga./ dosja.al