Detaje të reja zbulohen nga aksioni i mbrëmshëm i policisë, i zhvilluar në tetë qarqe të vendit, kundër aktivitetit të lojërave të fatit.

Në media janë raportuar disa prej biznesmenëve të lojërave të fatit të arrestuar në Tiranë e qytete të tjera.

Në pranga kanë rënë administratorët dhe menaxherët e lokaleve, ku zhvilloheshin lojërat e fatit, Gramoz Murataj, Ervin Frashëri, Isuf Tato, Igli Oboni, Elvis Mulaj, Denis Hysko dhe Erdian Myftari.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar gjithsej 115 persona në mbarë vendin, disa prej të cilëve janë organizatorët kryesorë të këtij aktiviteti kriminal.

Njëri prej të arrestuarve ishte edhe “bosi” i lojërave të fatit”, Gramoz Murataj”, ku sipas policisë “Në sallën e tij u gjetën dhe kapën në punë të zezë 6 punonjës, 20 monitorë, 17 DVR dhe administratori i sallës, shtetasi G. M. Po ashtu u gjetën dhe u sekuestruan 170 milionë lekë të vjetra, të grumbulluara nga bastet që ishin vendosur nëpër pikat e monitoruara prej kësaj qendre kriminale”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re