Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar deklaron se po heton 10 ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u shkarkuan nga vettingu për fshehje të pasurisë dhe 10 prokurorë, po për të njëjtën akuzë.

Sipas SPAK, bazuar në kallëzimin penal kundër disa subjekteve ish-gjyqtar dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga detyra nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit është regjistruar në Prokurorinë e Posaçme. Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 28.04.2020, është regjistruar kallëzimi penal Nr. 91, i paraqitur nga shtetasi Fran Dashi, kundër 20 shtetasve me funksion ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë pranë gjykatave të shkallës së parë, apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, si dhe prokurorive te ndryshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 143, 143/a/6,180, 181, 248 dhe 257/a të Kodit Penal.

Objekt kallëzimi janë deklarimet e kryera nga këta subjekte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vendimet e shkarkimit të tyre nga KPK-ja.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar materialet e kallëzimit në raport me përcaktimet e neneve 75/a dhe 78 të Kodit të Procedurës Penale dhe ka arritur në konkluzionin se jo të gjithë subjektet e kallëzuar janë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme.

Nisur nga kjo është ndarë materiali kallëzues në ngarkim 10 të subjekteve, duke ia dërguar për kompetencë dhe vlerësim prokurorive kompetente në lëndë dhe territor, e pikërisht Prokurorive Durrës,Tiranë dhe Elbasan.

Ndërkohë për 10 subjekte, me funksion ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar proçedimi penal Nr.137/2020, për veprën penale “Refuzimi për deklraimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal.

Njerëzit e drejtësisë të kallëzuar

Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm

Bashkim Dedja, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese-po hetohet nga SPAK

Fatmir Lushi, sh-prokuror në Prokurorinë e Elbasan

Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK

Luan  Dervishi, ish-gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër

Shkëlzen Selimi, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK

Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese-po hetohet nga SPAK

Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK

Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK

Marina Rraboshta, ish-gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër

Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese-po hetohet nga SPAK

Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK

Petrit Fusha, ish-drejtues i Prokurorisë Tiranë

Besnik Cani, ish-drejtues i Prokurorisë Elbasan

Besim Trezhnjeva, ish-gjyqtar Gjykata e Apelit Durrës

Arjan Balliu, ish-gjyqtar Gjykata e Apelit Durrës

Ferdinad Elezi, ish-drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës

Ema Gashi, Gjykata e Rrethit Durrës

Besa Nikëhasani, ish-drejtuese e Prokurorisë Apelit Shkodër

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re