Kanë dalë emrat e disa prej personazheve të njohur të botës së krimit, për të cilët SPAK ka lëshuar urdhërarreste.
Burime bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar arrestimin e Suel Çelës, Ervis Martinajt, Fatos Gosës (banda e Peqinit) dhe Sokol Sanxhaktarit (i arrestuar tashmë për një vepër tjetër penale, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini). Po ashtu SPAK ka urdhëruar arrestimin e shtetasit Kamer Merja në Elbasan, një personazh i njohur i botës së krimit, në qytetin ku ndërveprojnë grupet kriminale.
Hetimet për aksionin e sotëm udhëhiqen nga 3 prokurorë, Doloreza Musabelli, Behar Dibra dhe Altin Dumani, ndërkohë që janë 3 grupe kriminale të goditura.
Ajo që vlen për tu theksuar deri tani, është se asnjë prej bosëve të krimit nuk është gjetur nga policia, ndërkohë që mbetet në kërkim edhe Talo Çela.
I gjithë ky aksion vjen pasi Nuredin Dumani mori statusin e të penduarit të drejtësisë, duke folur hapur për disa nga ngjarjet më tronditëse të këtyre ditëve të fundit në vendin tonë.
Vetëm 10 nga 32 urdhër arrestet janë ekzekutuar, ndërkohë që ka pasur kontrolle në banesa, hotele, dhe në baza të dyshuara si fole krimi.
Vijon…
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb