Fotot të shihni më poshtë janë të Hekuran Gjonit 74-vjeçarit që vrau djalin e tij me thikë, Asim Gjonin, 37 vjeç.

Krimi i rëndë mbrëmjen e sotme në zonën e quajtur Kodra e Priftit në Tiranë.

LEXO EDHE: Krimi në familje, dyshohet se babë e bir ishin në gjendje dehur! Fillimisht kanë patur një konflikt verbal më pas…! Pamje nga vendngjarja

Burime për gazetarin Igli Çelmeta bën me dije se babë e bir, në gjendje të dehur, kanë patur një konflikt në banesën e tyre, i cili fillimisht ka qenë verbal e më pas fizik.

Më pas, 74-vjeçari ka marrë thikë dhe ka goditur djalin e tij, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital.

Dyshohet se debati mes tyre ka qenë për motive të dobëta.

Autori tashmë është shoqëruar në komisariatin numër 4 ku edhe po merret në pyetje.

Në pyetje janë duke u marrë edhe familjarë e të afërm të viktimës dhe autorit, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko