Home BOTA Dalin fotot e “Pixel 2xl”, celularit të ri të Google

Dalin fotot e “Pixel 2xl”, celularit të ri të Google

0

Kur na ndan vetëm një ditë nga debutimi i Google Pixel 2, blogeri  Evan Blass publikoi imazhe frontale të telefonit të shumëpritur të Google.
 
Pixel 2 XL ka një ekran të stilit të Galaxy S8 me skaje të lakuara dhe të holla në të dy anët ndërsa në krye dhe në fund janë më të trasha.
 
Ekrani tregon një thellësi ngjyrash siç e demonstron sfondi i përzgjedhur me ngjyra vibrante. Nëse ky është sfondi i telefonit atëherë Google po përdor edhe për reklamimin e potencialit të Pixel 2 XL, raporton Pcworld.al.
 
Fotot e publikuara në të kaluarën sa i takon kapakëve të pasëm tregonin një dizajn të ngjashëm me LG G6 dhe V30-ën.