Festa e Pavarësisë së SHBA-së ka bërë bashkë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, në një mbrëmje në ambasadën amerikane në Tiranë. Në fotot e postuara nga Yuri Kim, shihen krerët më të lartë të shtetit, të shoqëruar nga gratë e tyre, në ambientet e oborrit të ambasadës.

Ajo që bie në sy është mungesa e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, ndërsa presidenti Meta është shfaqur së bashku me vajzën e tij të madhe, Bora. Po ashtu nuk shihet qartë nëse gruaja e liderit të opozitës është apo jo e pranishme, ndërsa Linda Rama dhe Ajola Xoxa shihen në krahët e bashkëshortëve të tyre.

“Të nderuar që festojmë ditëlindjen e 244 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Presidentin @ilirmetazyrtar , Kryeministrin @ediramaal , Kryetarin e Kuvendit Ruci, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës @erionveliaj , Kryetarin e PD @lulzimbasha_al . Faleminderit të gjithë miqve shqiptarë për urimet tuaja të mira. Mezi presim festimin më të madh vitin e ardhshëm!”, shkruan Kim në postimin e saj.

Ajo që bie në sy te të pranishmit, është numri i ulët i të ftuarve, për shkak dhe të pandemisë së shkaktuar nga Covid 19. Ashtu siç shkruan edhe vetë ambasadorja Kim, vitin tjetër shpresojmë që Pavarësia e SHBA-ve të festohet me më shumë miq dhe dashamirës shqiptarë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re