Janë publikuar fotografitë  e para nga suita luksoze ku ‘mostra’ e Las Vegasit qëlloi për 70 minuta rrjesht mbi turmën e pafajshme në koncert.
Stephen Paddock përdori dhomën në katit e 32-të në hotelin e ‘Mandalay Bay’ për të vrarë 59 persona u vranë dhe për të plagosur 527 të tjerë.
Ai kishte marrë 23 armë në dhomën ku qëndronte prej disa ditësh dhe ka qëlluar pa ndalur me kallashnikov dhe pushkë.
Paddock ishte i fiksuar edhe pas armëve, pasi kishte një arsenal prej 42 armësh zjarri.
Një prej tyre ishte modifikuar në mënyrë të tillë që të qëllonte deri në 800 plumba në minutë.
Policia e Las Vegasit tha se Stephen Paddock u gjet i vdekur, para se forcat speciale të hynin në dhomën e tij në katin e 32-të kazinosë, që ndodhet përgjatë rrugës se koncertit.
Mësohet se policët kanë hedhur në erë derën e dhomës se tij të holet për të hyrë brenda.
Paddock doli në ballkonin e dhomës së tij në kazinonë “Mandalay Bay” në Las Vegas dhe qëlloi për rreth 70 minuta ndaj një turme që po ndiqte një koncert aty pranë.
Një pamje e detajuar nga dhoma  tregon se dritaret e shkatërruara përdoreshin për të qëlluar mbi qytetarët e pafuqishëm më poshtë.
Brenda saj mund të shihet ende sende të ndryshme mbi mobilje.s.net

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re