Imazhet e reja satelitore të marra nga CNN zbulojnë se Koreja e Veriut po zgjeron prodhimin e uraniumit për armë bërthamore, të cilat pritet që të rrisin prodhimin me 25% thonë ekspertët.

Imazhet e kapura nga kompania komerciale e imazheve Maxar në fillim të kësaj jave tregojnë se ndërtimi është duke u zhvilluar në një fabrikë të pasurimit të uraniumit të vendosur brenda kompleksit të objektit të kërkimit bërthamor Yongbyon, të cilat mund të sjellin rritje të kapaciteteve me 25%.

Jeffrey Lewis, një ekspert i armëve dhe profesor në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare Middlebury, tha për CNN: Zgjerimi më i fundit në Yongbyon ndoshta reflekton planet për të rritur prodhimin e materialeve bërthamore për prodhimin e armëve. Zona e re është afërsisht 1.000 metra katrorë, hapësirë ​​e mjaftueshme për të vendosur 1.000 centrifuga shtesë. Shtimi i 1.000 centrifugave të rinj do të rrisë kapacitetin e uzinës për të prodhuar uranium të pasuruar shumë me 25 përqind.

“Nëse Koreja e Veriut do të përmirësonte llojin e centrifugave aktualisht në përdorim në këtë fabrikë, kjo mund të rrisë kapacitetin e uzinës në mënyrë të konsiderueshme”, tha ai më tej për CNN.

Zyrtarët amerikanë janë të vetëdijshëm për aktivitetin e fundit në uzinën e pasurimit të uraniumit në Yongbyon dhe pranojnë se këto zhvillime mund të sinjalizojnë plane për të rritur prodhimin e uraniumit të armëve, sipas dy burimeve të njohura me situatën.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Departamenti i Mbrojtjes, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe CIA të gjithë nuk pranuan të komentojnë lajmin për CNN.

Shenjat se Koreja e Veriut po lëviz drejt rritjes së prodhimit të këtij materiali bërthamor janë gjithashtu në përputhje me vlerësimet e inteligjencës amerikane në lidhje me angazhimin e vendit ndaj programit të tij të armëve, thanë burimet.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re