Pasuria që iu kthye në mallkim lapërdharit të pafre Jeffrey Epstein

Dy ishujt privatë të Jeffrey Epstein, i dënuar për pedofili dhe trafikim njerëzor, më pas vetëvarur në burg, do të shiten për 125 milionë dollarë.

Pas vdekjes së tij, duke mbytur veten ne qeli, ishujt e St. James dhe Little St. James në Karaibe, mbetën të pashfrytëzuar.

Avokati i tij kohët e fundit deklaroi se të ardhurat nga shitja e dy ishujve – të njohur gjithashtu si “ishujt e orgjisë” – do të përdoren për të zgjidhur çështjet gjyqësore në pritje, si dhe për shpenzimet e rregullta.

Sipas gjykatës, biznesmeni joshte vajza të mitura dhe i transportonte në këto dy ishuj të largët, ose me helikopter ose me jaht. Më pas ai dhe bashkëpunëtorët e tij abuzonin me to.

Në dëshmitë e tyre, viktimat e tij përshkruanin se si, në përpjekje për t’i shpëtuar Epsteinit dhe bashkëpunëtorët e tij, ata guxuan të notonin në ujërat e Karaibeve për të shpëtuar, edhe pse e dinin se bregu ishte plot me peshkaqenë.

Sipas Neë York Post, në vitin 1998, Epstein bleu ishullin privat të Little St. James për vetëm 7.95 milionë dollarë në atë kohë. Sipërfaqja e saj vlerësohet në më shumë se 70 hektarë.

Në vitin 2016, pak para arrestimit të tij, biznesmeni miliarder bleu dhe ishullin Great St. James 90 hektarë për 17.5 milion dollarë.

Të gjitha këto, atje ku ndodhet, nuk vlejnë më. Dhe jo vetëm kaq: mund të jenë mallkimi i tij, që ai ia bën vetes në atë botë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re