Një aksident u raportua të kishte ndodhur mesditën e sotme në Llogara, gjë që shkaktoi një trafik kilometrik në zonë, teksa temperaturat e larta e bënin vërtet të sikletshme situatën për drejtuesit e mjeteve të ngelur aty.

Në redaksinë e ‘Fax News’ ka ardhur një tjetër video, këtë herë nga vendi ku ka ndodhur aksidenti, ku shihet se në të janë përfshirë një mjet tip ‘Toyota’ dhe një mjet tjetër tip ‘Skoda’, të cilat janë përplasur kokë më kohë në një prej kthesave të Llogarasë.

Nga pamjet duket se makinat kanë marrë dëmtime të konsiderueshme, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur fillimisht zhbllokimin e trafikut dhe më pas nisjen e hetimeve që çuan  në këtë aksident.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re