Një nga vendet më sizmike të vendit tonë është edhe ajo e kanalit të kuçedrës dhe sipas banorëve të kësaj zone, ky kanal është mbushur me inerte.

Kjo zonë njihet për lëkundjet e tërmetit. Ndërsa shkencëtarët shprehen se pikërisht në këtë zonë ishte krijuar një kanal përmes të cilit çlirohej energji.

Për këtë arsye është krijuar legjenda e kuçedrës. Edhe pse fenomeni është i njohur në vite asnjë institucion nuk ka bërë asgjë për ta ruajtur.

Dhe jo vetëm kaq por mbi kanal është hedhur vazhdimisht beton, duke e bllokuar totalisht pa marrë asnjë garanci për rrezikun që mbart.

Ky kanal shkarkon ujërat e kënetës në det dhe sipas gojëdhënave, por edhe banorëve të zonës, ekziston prej tre shekujsh.

Pak më tej konstatohen të tjera gropa të cilat nxjerrin ujë. Banorët në Hamallaj tregojnë se janë hapur natën e 26 nëntorit.

Për pasoje e fuqisë së termetit sipas tyre toka është zbutur shumë dhe kurrë më parë nuk ka qenë në këtë gjendje.

“Toka ka marrë lëkundje, nuk ka qenë kështu asnjëherë.”

Të shokuar nga ajo që ndodhi më 26 nëntor ata janë interesuar me
njëri-tjetrin dhe mendojnë se shkaku kryesor është mbyllja e gropës së
kuçedrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re