“News 24” ka siguruar video nga grabitja e ndodhur dy ditë më parë në qendër të Fierit, ku persona të maskuar kanë vjedhur banesën e një 40-vjeçareje.

Nga kamerat e sigurisë shihen të gjitha lëvizjet e autorëve, që nga momenti kur hyjnë në pallat vetëm me çadra në duar, e deri kur largohen me çanta shpine e dore të mbushura plot me sende të vjedhura.

Siç shihet nga pamjet, grabitësit hyjnë në pallat me çadra, të cilat i mbajnë hapur edhe teksa ngjiten shkallëve, deri te dera e banesës që grabisin, në katin e nëntë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës, kur në banesë nuk ka pasur njeri, dhe pasi grabitësit janë siguruar që e zonja e shtëpisë nuk ndodhej aty, kanë hyrë brenda, duke marrë bizhu dhe para./BW

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=tpAFJG1ohKk]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re