Dalin pamjet e para nga aksidenti i rëndë në Rinas, njerëz të ulur përtokë, ambulanca dhe Golf 5 të bërë copash (VIDEO+FOTO)

golf.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një paciente 42-vjeçare e cila ishte nisur për në spitalin e Tiranës humbi jetën brenda ambulancës së spitalit të Krujës mbrëmjen e 27 nëntorit kur kjo e fundit u përfshi në një aksident me një tjetër mjet.

Këto janë pamjet e para që vijnë nga vendi i aksidentit, ku shihet ambulanca dhe makina që duket se janë përplasur fort me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Rinasit” dhe policia tha se në gjendje kritike për jetën ndodhet infermieri i ambulancës.

Si pasojë e aksidentit, janë të plagosur edhe dy persona të tjerë.

“Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër”, tha Policia.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë