Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një person është djegur poshtë një ure, përballë ish-ATSH-së.

Sipas njoftimit të policisë rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Bluzat e bardha kanë parë se ishte tepër vonë, pasi ai kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve, ndërkohë që paraprakisht dyshohet për një mesoburrë.

Dyshohet se bëhet fjalë për një endacak, ndërkohë që Fax News mëson se i ndjeri ka lënë edhe një letër e cila është gjetur nga organet e policisë, por që ende nuk është bërë publike.

Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë parë flakët dhe më pas kanë lajmëruar policinë për ngjarjen e rëndë.

Informacion paraprak nga policia:

Me datë 12.11.2020, rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re