OnLeaks në bashkëpunim me MySmartPrice publikuan një numër pamjesh 360 gradëshe të telefonëve të ardhshëm të Samsung, Galaxy A5 2018 dhe Galaxy A7 2018.
 
Pamjet zbulojnë telefonët ne secilin prej këndeve dhe një ekran thuajse pa skaje ashtu si Galaxy S8 dhe Note 8.
 
Të dy modelet do të kenë një kamër të vetme së bashku me një skaner të shenjave të gishtërinjve ngjitur me të. Një modul drite Flash gjithashtu do të jetë prezent edhe pse OnLeaks e kishte lënë në harresë duke mos e treguar.
 
Sipas spekulimeve nga insajderat e industrisë, Galaxy A5 do të ketë ekran 5.5 inç Full HD+ ndërsa Galaxy A7 plot 6 inç por me të njëjtin rezolucion, shkruan PC World.al.
 
Po pavarësisht diferencave në madhësi, hardueri i brendshëm i telefonëve do të jetë njëlloj. Procesori varion nga një Exynos 7885 tek një Snapdragon 660 në varësi të tregjeve, shoqëruar nga 4GB RAM për secilin.
 
Një element i cili bie në sy është kamera frontale me dy sensorë. Memorja e brendshme do të fillojë nga 32GB ndërsa telefonët pritet të jenë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit falë certifikimit IP68.
 
E fundit po jo më pak e rëndësishmja është sistemi operativ që mund të zhgënjejë shumë përdorues sepse do të jetë Android 7.1.1 Nougat dhe jo Android 8.0 Oreo.
 
Kur do të debutojnë? Informacionet janë të pakta por tradicionalisht janë prezantuar në fillim të vitit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re