Skip to content

Dalin pamjet e tmerrshme: kështu u vetëdogj gazetarja ruse

Një video shqetësuese e vetëdjegies së gazetares ruse Irina Slavina është publikuar në internet.

Kryeredaktore e gazetës Koza Press, ajo i vuri flakën vetes para ndërtesës së Drejtorisë Kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Nizhny Novgorod.

Pamjet tregojnë një kalimtar që përpiqet t’u shuajë flakët që e përpijnë gruan, por ajo e shtyu atë. Ndaj nuk ishte e mundur për të shpëtuar Irina Slavina. Ajo vdiq në vendin e ngjarjes.

Para se të vetëdigjej, Slavina postoi një deklaratë në Facebook duke thënë “Fajësoni Federatën Ruse për vdekjen time”.

Një ditë më parë, Slavina shkroi në Facebook se policia kontrolloi banesën e saj dhe konfiskoi një kompjuter, fletore, telefona celularë dhe karta memorie. Ajo shkroi se po kërkonin prova që e lidhnin atë me grupin opozitar “Rusia e Hapur”.