Margariti u shpreh se deri tani janë identifikuar 398 hektarë zona rindërtimi.

Ministrja shtoi se është miratuar plani i rindërtimit për tre zona, atë të Kurbinit, Thumanës dhe Shijakut.

Në dy zonat e para do kemi ngritjen e lagjeve të reja ndërsa në atë të Shijaku pallatet e shembura do rindërtohen në të njëjtën hapësirë.

Elva Margariti: “Kemi identifikuar deri tani 398 hektarë
zona rindërtimi në të cilat do të ndërtohen 7981 apartamente në banesa
kolektive dhe 806 në banesa individuale. Jemi në një sipërfaqe tejet të
madhe ku përfshihen 180 mijë metra katrrë rindërtim ku përfshihen edhe
objekte publike.

Kemi ecur me programin e rindërtimit me identifikim  e zonave ku
tashmë kemi plane të miratuara, janë tre zona të miratuara është
Kurbini, zona e parë ajo e Laçit, në bashkinë Krujë është Thumana, një
nga zonat më të prekura dhe bashkësinë Shijak që është një nga prekjet
më të veçanta në krahasim me dy të mëparshmet pasi kemi një planifikim
rindërtimi në zonat ku pallatet janë prishur dhe rindërtohen në të
njëjtën hapësirë dhe jo më si në dy zonat e tjera që bëhen fjalë për
ngritjen e lagjeve të reja.”

Për sa i përket banesave individuale, Margariti tha se do jenë 3 modele që lidhen me numrin e familjarëve që do jetojnë aty.

Ministrja shtoi se banesat do kenë elementë të jetës së mëparshme si kopshte, veranda e oborre.

Elva Margariti: “Janë hartuar 3 modele banesash dhe
modelet e banesave lidhen ngushtësisht me numrin e familjarëve që
përbëjnë këto familje të cilat do të akomodohen në modelet e tipologjive
individuale.

Banesat duhet të jenë sa më lehtësisht të ndërtuara, njëkatëshe,
teknologji modulare, duhet të kenë elementë të mëparshëm të jetës së
tyre rurale, kopshte të cilat  i rrethojnë si edhe shërbime shtesë si
veranda, oborre si edhe rikthimi i ndjesë së komunitetit. Duam që këto
banesa individuale ti kthejmë në një lagje ku fryma e komuniteti të jetë
me e fortë.

Fokusi ka qenë që ky investim i sotëm të jetë një investim që
banorëve të këtyre banesave individuale t’iu kthehet në efiçensë sa më
të lartë, një ulje të shpenzimeve, sidomos të energjisë elektrike.
Komoditeti ka një kriter tjetër që është jetëgjatësia. Kemi marrë
parasysh në të gjithë modelet ato që do sillnin jetëgjatësinë më të
lartë të këtyre banesave dhe kemi arritur që këtë kursim ta çojmë në
jetëgjatësi prej 70 vitesh. Kursimi i energjisë elektrike i parashikuar
është 20-30%.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re