Skip to content

Dalin pamjet nga brenda burgut, momenti kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri goditën me çengel policin dhe tentuan të arratiseshin

cekaj pjetri

Këto janë çastet kur në orën 15:00 hapen dyert e qelisë dhe prej andej del me një çantë në dorë Fatmir Pjetri.

Por ai nuk kontrollohet dhe e njëjta shkelje kryhet edhe me Arbër Çekajn i cili drejtohet për në tarracë, nga ku brenda tetë minutash tentuan të arratisen.

Ata do dalin për masën e sigurisë sërish veç izolimit dhe burgut që kanë mbi kurriz.

Ky është Fatmir Pjetri dhe ky Arbër Çekaj që kapërcejnë kufizimin e vendit të ajrimit duke u varur nëpër këto shkallë në zyrat e administratës.

I dënuari Fatmir Pjetri zbret në sheshpushim dhe pas përleshjes së bashku me Çekajn drejtohet për tek porta kryesore e burgut , aty ku përleshja mes tyre dhe tre policeve të tjerë është e dukshme. Ata janë vetëm tre hapa larg lirisë, por ky plan u dështon.

Kamerat tregojnë se në orën 15.11 pasi janë prangosur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri kthehen në ambientet e qelive./Tch

/faxweb