Aktori i njohur Gaz Paja është aksidentuar paraditen e sotme pranë Rrugës së Kavajës në Tiranë. Ai ka qenë duke lëvizur me një motomjet në momentin që është përplasur nga një makinë.

Fax News ka siguruar pamjet, pak momente pas aksidentit, ku shihet dhe vetë Paja, i cili merr ndihmën e parë nga familjarët.

Paja është dërguar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve.

Njoftimi i policisë:

Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re