Një përdhunues serial i njohur si ‘Bisha e Kavos’ ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi ra nga shkëmbi në momenti që ndiqej na policia.

Greku, I cili akuzohet për përdhunimin e një shqiptareje dhe ngacimimin e 7 britanikeve, është shpallur në kërkim prej më shumë se dy javësh.

Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga operacioni, ku efektivë policie dhe infermierë e mbajnë me barrel për ta çuar në spital.

Aspiotis, aktualisht ndodhet në një spital në Korfuz dhe po kurohet nga mjekët pasi ka thyer legenin, brinjë, rruaza të shtyllës kurrizore dhe ka pësuar gjithashtu hematoma në veshka.

“Zona ku ai ra kishte terren të vështirë, na u desh më shumë se dy orë e gjysmë për të shpëtuar 47-vjeçarin,” i tha shefi i zjarrfikësve në Korfuz, Nikos Kolovos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re