Vilma Nushi është marrë sot me urgjencë nga spitali Infektiv dhe është nisur drejt Turqisë pasi dyshohet si e infektuar me koronavirus. Burime për Faxweb.al konfirmojnë se kishte dalë negative në dy tampone, ndërsa mjekët thonë se e vetmja gjë që nuk mund ta bëjë Shqipëria është ECMO.

Bëhet fjalë për një apaturë e cila bën oksigjenim ekstrakorporal. Më parë, gazetari Elio Laze denoncoi se nuk i është bërë kontrolli në aeroportin e Rinasit dhe është larguar nga Shqipëria me charter.

Shkrimi i plotë i gazetarit: Kush ishte pacientja-pasagjere? Diten e sotme nga ambientet e spitalit infektiv, me nje autoambulance te Spitalit Amerikan eshte larguar ne drejtim te Rinasit nje paciente.

Ne Rinas e priste nje charter, e duke qene se pasagjerja u percoll me autoambulance, nuk kalon nga kontrolli standard i punonjesve te aeroportit por i vuloset pasaporta nga punonjesit e policise aty ne avion.

A ishte kjo pasagjere zonja Vilma Nushi? Fituesja e miliarda lek koncencione pikerisht per shendetesine a ishte pasagjerja qe la ambientet e infektivit drejt aeroportit me nje autoambulance te Spitalit Amerikan?

Burimi: (A.M/Faxweb.al)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re