Këto pamje që shihni janë nga vija e parë e zjarrit të luftës me COVID-19, në spitalin infektiv. Janë mjekë dhe infermierë që prej ditësh kanë lënë familjet dhe njerëzit e tyre të dashur pa i parë e pa i takuar dhe kujdesen me dhembshuri dhe profesionalizëm për të prekurit nga COVID19.

Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë, në përballjen me COVID19.

“Të gjithë këtyre luftëtarëve ne u kemi një borxh të madh”, tha Manastirliu.

Shihni pamjet se çfarë ndodh brenda Infektivit në Tiranë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko