Skip to content

Dalin përgjigjet e analizave për 50-vjeçaren nga Lushnja/ Nuk ka koronavirus

50-vjeçarja nga Lushnja që u shtrua me urgjencë në QSUT mbrëmjen e të premtes nuk është e infektuar me koronavirus. Kjo është përgjigjja e analizave të kryera në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

 

50-vjeçarja kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Padova e Italisë dhe kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe kishte temperaturë.

 

Deri tani janë testuar rreth 55 persona si të dyshuar për koronavirus, por asnjë nuk ka rezultuar pozitiv. Virusi vdekjeprurës që ka futur në ankth të gjithë botën nuk ka mbërritur ende në Shqipëri.