Ankthi tashmë ka marrë fund. Bardheblute janë të paster dhe mund të vazhdojnë të qetë garën për kategorine superiore.
Lojtarët dhe stafi i Tiranës kanë dal të gjithë negative në testin për Covid-19.
Testet u bënë me kërkesë të autoriteteve pas ndeshjes së fundit që Tirana luajti në Ballsh, një kundërshtar i cili zbuloi një lojtar të vetin me koronavirus pak ditë më parë ( Qardaku).
Tashmë pas daljes së rezultateve, bardheblute do të luajnë të qetë kundër Luftëtarit këtë të dielë.