Rezultatet e para të provimeve të maturës shtetërore janë bërë publike.

 

Sipas të dhënave zyrtare kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve.

 

Nga ana tjetër 1043 maturantë janë vlerësuar me notën 4.00.

 

Ministrja e Arsimit Evis Kushi shprehet optimiste lidhur me rezultatet e arritura.

 

“Jam optimiste për rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta. Kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve. Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vijojmë të respektojmë rregulloren me korrektësi maksimale dhe të garantojmë së bashku një proces mature të qetë e me standard”, shkruan ministrja e Arsimit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re