Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në Kosovë, ja partia që kryeson!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e 5.29% të votave në Kosovë.

Sipas rezultateve paraprake të raportuara nga mediat në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 37.18% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 25.10% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.28%.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe partnerët e saj të koalicionit kanë siguruar 8.86% të votave deri tani.

Qytetarët e Kosovës patën sot mundësinë të shprehin vullnetin e tyre gjatë orëve të votimit, ndërsa komisionet zgjedhore kanë nisin procesin e numërimit të votave.

Në garë janë 28 subjekte politike, të cilat garojnë me 1280 kandidatë për 120 karriget në Kuvendin e Kosovës.

Kandidatët kryesorë për Kryeministër të Kosovës janë Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj.

Qendrat e votimit u hapën sot në orën 07:00 dhe u mbyllën në oren 19:00

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko