Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik numrin e viktimave nga koronavirusi sipas qarqeve,
Nga të dhënat rezulton se zona më e prekur është pikërisht Tirana me 18 humbje jete.
Qarku i dytë më problematik sa i përket vdekjeve nga koronavirusi është Durrësi me 6 humbje jete, kurse në Fier kanë humbur jetën tre persona.
Ndërkohë në Kukës dhe Vlorë kanë ndërruar jetë nga 1 person, ndërsa në Shkodër dy persona.
Humbje jete nga koronavirusi
Tirana 18 të vdekur
Durrës 6 të vdekur
Fieri 3 të vdekur
Shkodra 2 të vdekur
Vlora 1 i vdekur
Kukësi 1 i vdekur
