Janë mësuar sot të tjera përgj ime të prokurorisë së Tiranës dhe vëzhgimet e kryera në terren.

Ndër të tjera në këto për gjime është zbuluar dhe fenomeni i shit-blerjes së votave në zgjedhjet lokale për bashkitë, ku në 30 qershor 2019, Hermes Nikaj, telefonohet nga një numër që sipas shqiptarja.com rezulton të jetë, i Dajanës,

e cila telefonon “Zogun” dhe së bashku bëjnë këtë bisedë, ku në këmbim të 20 mijë lekëve të vjetra Hermes Nikaj shkon dhe voton në qendrën e votimit që ndodhet në shkollën “Qemal Stafa” në Tiranë. Me tyre zhvillohet kjo bisedë:

Dajana: Zogu votove ti motra?

Zogu: Jo Akoma.

Dajana: Shko të lutem se më duhet shenja jote, ta çoj me foto, të kam motra zemër.

Zogu: Po mi.

Dajana: Se është orari që e fiks hajt, të japi motra njëzet mijë lekësh, shko.

Zogu :O sa mirë, kur tani ja për gjysëm ore.

Dajana: Ik motra se në orën shtatë mbyllën qendrat e votimit.

Zogu: Bëje gati njëzet mijë lekshin.

Dajana: Ta bën motra, ta bën motra, por merr edhe ndonjë këto grupin e gatshëm, votojnë këto?

Zogu: Ku di unë, ç’i du këto po votoj për vete, ta çoj më aplikacion po hec..

Dajana: Mirë. Po mere merre i çik motra një shoqe. Thuaji, merr dikë mamin vetë i dytë.

Zogu: Po po, bëje gati njëzetëshen.

Dajana: Mirë ta bën motra, ma ço më ashtu se mos rrej Zogu, se del aty për atë Allah.

Zogu: Për çfarë?

Dajana: Del kur nuk e ke votu.

Zogu: Qyqja unë thashë ta çoj me kështu gishtin moj…

Dajana: Shko, shko se e bën dhe me stilolaps, por
halli është ta bësh tamam. Për zotin të del emri që nuk ke votuar. Për
zotin betohem për gocën. Shko mere dhe mamin e shko voto se afër e keni.
Te kush shkollë e ke ti, tek “Qemal Stafa”?

Zogu: Dy hapa e kemi..

Dajana: E mirë hik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re