Serat në fshatin Arrëz të bashkisë Dimal janë përmbytur pas daljes nga shtrati të lumit Osum, duke shkaktuar dëme të mëdha për fermerët e zonës.
Një prej tyre shprehet në “Ti Raporton” se vetëm për fidanët ka shpenzuar rreth 2 milionë lekë dhe kërkon ndihmë nga shteti për të paktën të kompensohet për këtë humbje.
Sipas banorëve, kjo është hera e katërt që përmbytjet përsëriten, duke e bërë situatën gjithnjë e më të rëndë.
