Pa asnjë vonesë kreu i Policisë shqiptyare Ardi Veliu ka emëruar shefin e ri të komisariatit numër një në Tiranë. Ai që drejtojë trupat policore të këtij komisariati është Oliger Torba, që emërohet në këtë post, dy ditë pas shkarkimit të shefit paraardhës, Oltion Agolli.

Oliger Torba ka qenë më parë shef krimesh, në të njëjtin komisariat. Agolli u shkarkua dy ditë më parë, dhe lajmin për këtë shkarkim e bëri me dije kryeministri Edi Rama, përmes një videoje live. Sipas kryeministrit, Agalliu u shkarkuar sepse nuk kishte marrë masa për bllokimin e lëvizjeve të qytetarëve në zonën e liqenit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re