Kreu i KQZ-së ka shpallur moszgjedhshmërinë e Dallëndyshe Bicit si deputete në Kuvendit e Shqipërisë, pasi kjo e fundit refuzoi të merrte mandatin që iu hoq Arben Ahmetajt.

Ilirjan Celibashi u shpreh se do të njoftohet kandidati i radhës, Plarent Ndreca, dhe nëse merr një përgjigje brenda ditës së sotme, mbledhja e radhës në KQZ do të zhvillohet të hënën.

“Vendosim për të shpallur moszgjedhshmërinë të deputetit të Kuvendit të Republikës Shqipërisë, Dallëndyshe Bici, do të bëj njoftimin po sot për kandidatin e radhës,  për zotin Ndreca dhe nëse marrin përgjigje brenda ditës së sotme ose brenda kësaj jave, ditën e hënë do të lëmë mbledhjen e radhës”, tha Celibashi.

Kujtojmë se Bici, me anë të një shkrese refuzoi mandatin duke mbajtur postin aktual të drejtoreshës së Kadastrës dhe njoftoi KQZ me anë të një shkrese ditën e djeshme (11 Janar).

“Me shkresën nr. 43/1 prot., date 9.1.2024 me lëndë “Njoftim për dorëzim dokumentacioni”, për të cilën kam marrë dijeni në datë 10.1.2024, jam njoftuar për depozitimin e formularit të vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga sa më sipër, ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qëndror”, shkuan ajo në shkresën depozituar KQZ.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re