Pas dy vitesh mungesë, për shkak të pandemisë, ka prekur brigjet e Sarandës e para kroçerë që nga kriza pandemike e nisur në 2020. Vjen kjo kroçerë gjithashtu në kulmin e një krize tjetër, asaj ukrainase, e cila ka vënë një pikëpyetje të madhe mbi dinamikën e pritshme të sezonit turistik.

Vetë vendet e përfshira në luftë, Rusia e Ukraina, si dhe Bjellorusie mes tyre, apo Polonia e Çekia fqinje me to, janë një potencial i madh turistik prej prurjeve të shumta njerëzore anëve tona.

Gjithsesi, është lajm i mirë, ardhur me pranverën, mbërritja e kësaj kroçere në Sarandë.

Fjala është për “Silver Moon”, e cila ka ardhur me 450 turistë.

me një kapacitet për të akomoduar 596 pasagjerë në bord, kjo anije afro 40 tonëse është një nga më luksozet në të gjithë botën.  /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re