Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, ditën e sotme  është anulluar nisja e  trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.

 

Në bazë të parashikimit të kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometeorologjike në Rajonin e Adriatikut, pritet përkeqësim i motit në orët në vijim dhe  gjatë gjithë ditës së nesërme, ndërsa forca e detit do të shkojë deri në 7-ballë.

 

Gjithashtu është pezulluar lundrimi edhe për mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit deri ne permiresimin e motit që pritet të jetë pas datës 17 Mars.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re