Një velierë e cila rrezikohej të përmbytej nga moti i keq dhe dallgët e larta në Ishullin e Sazanit, është shpëtuar nga Policia Kufitare e Vlorës mbrëmjen e djeshme.

Policia bën me dije se rreth orës 20:20, veliera u lokalizua dhe u shoqërua në mënyrë të sigurt në brendësi të Gjirit të Vlorës, ku ndaloi në zonën e “Bove”, pranë Plazhit të Vjetër.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Vlorës reagon me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke iu ardhur në ndihmë disa shtetasve që udhëtonin me një veliere, jeta e të cilëve rrezikohej nga moti i keq dhe dallgët e larta.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:20, DVKM Vlorë ka marrë njoftim se një tjetër veliere, që ndodhej rreth 3 milje në perëndim të Ishullit të Sazanit, kishte vështirësi në lundrim, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe errësirës, dhe personat në bordin e saj po rrezikoheshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizua ndërhyrja nga mjeti lundrues i Stacionit të Mjeteve Lundruese Triport, i cili u nis drejt koordinatave të raportuara.

Rreth orës 20:20, veliera u lokalizua dhe u shoqërua në mënyrë të sigurt në brendësi të Gjirit të Vlorës, ku ndaloi në zonën e “Bove”, pranë Plazhit të Vjetër. Nga komunikimi me ekuipazhin, rezultoi se shtetasit ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko