Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përzgjedhur disa fjalë të urta universale.

Dallimi në mes të të mençurve dhe budallenjve nuk është se të mençurit nuk gabojnë, – ata nuk i përsërisin më të njëjtat gabime.

Ai që flet me ty për të metat e të tjerëve, me ata do të flasë për të metat e tua.

Ai që ka vajza mbetet gjithmonë bari.

Ai që me lot i njomë ndjenjat, mund ta ruajë dinjitetin.

Ai që pikturon lulen, nuk pikturon aromën.

Ajo që flitet – i dedikohet momentit aktual. Ajo që shkruhet – i dedikohet ardhmërisë.

Ajo që kërkohet e thuhet në gjuhën zyrtare në vendet diktatoriale, të deklaruara a të maskuara, është aq në kundërshtim me atë që ekziston në të vërtetë, sa që njeriun me ndjenja e shpirt një gjendje e tillë e torturon.

Ankohesh për fëmijët e fqinjit, shih të tutë.

Armët e grave janë: gjuha, thonjtë dhe lotët.

Arsimi është fytyra e mendjes.

Arsimimi është që ju të mësoni mjaft rreth asaj se sa pak ju dini.

Atyre që ndërtojnë kështjella në ajër, u marrin qira të madhe.

Autori shkon në vendin e krimit.

Besimi dhe nderimi janë dy shtylla themeleore të dashurisë, pa të cilat ajo nuk mund të qëndrojë; sepse pa nderim dashuria s’ka asnjë vlerë dhe pa besimin dashuria s’është e lumtur.

Besimi i tepruar ndonjëherë mund të ejtë marrëzi, mirëpo mosbesimi i tepruar gjithnjë është – fatkeqsi.

Besnikëria është themeli i dashurisë.

Bëhu më i mirë, në qoftëse nuk bëhesh dot më i ditur.

Burrat bëjnë ligjet, gratë bëjnë moralin.

Ç’frikë mund të ketë ai që ka çertifikatën e gjykatës të pastër.

Çfarë fiton një njeri që fiton botën, por humb shpirtin?!

Çdo ide revolucionare; në shkencë, politikë, art ose kudoqoftë; ngjall, te ata që e dëgjojnë, tre lloje reagimi:

(Në fillim): -Ajo është krejtësisht e pamundur, mos harxho kohën kot! (Disa kohë më vonë): -Ajo është mundur, por nuk është e dobishme të bëhet. (Më në fund): -Unë e kam thënë gjithnjë se ajo ishte një ide e mirë.

Çdo vit e më tepër nevojitet më pak kohë për të kapërcyer Atalantikun dhe, më shumë kohë për të vajtur në punë.

Dashuria e vërtetë është e thjehstë dhe e ndrojtur, edhe pse ajo rri e pret në hije.

Dashuria e vërtetë në një shoqëri mund të ekzistojnë vetëm në mesin e njerëzve ku çmohen dhe respektohen virtytet.

Dashuria e zemrës e bën njeriun të harrojë çdo pengesë.

Dashuria është një shpirt që jeton në dy trupa.

Defektet janë si aromat: i ndien vetëm ai që është afër, jo ai që i bart.

Është e pamundur që njëkohsisht të dashurosh dhe të jesh i mençur.

Fëmijë, plak apo ri qoftë, ai që vjen në stëpinë tënde duhet pritur me respekt, sepse mes gjithë të tjerëve, miku yt është më i larti.

Fjalët e njëjta, kanë kuptime të ndryshme, te nejrëzit e ndryshëm. Fjalët e njëjta kanë kuptime të ndryshme, te njerëzit e njëjtë, në kohë të ndryshme.

Fjalët ngushëlluese, të përdorura me vend dhe në çastin e duhur, janë ilaçi më i vjetër i njerëzimit.

Francezët kanë pasion për revolucionin, por apati për ndryshim.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re