Sali Berisha vijon sulmin frontal ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim.

Në skenë ka dalë edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi i cili ka ironizuar ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim.

Ai ka nxjerrë një punim grafik ku Kim është portretizuar si ‘Mona Lisa’ ndërsa sipër saj qëndron fytyra e George Soros, të sulmuar nga Berisha si shkaktari kryesor pse ai u shpall ‘non grata’ nga SHBA.

“Arti elegant i Avni Delvines me kujtoi “Kthimi i Dames Plake” nga Friedrich Dürrenmatt. Forca e parase per te imponuar deshira perverse permes korruptimit.

E megjithate na ndihmon Churchill:

E verteta eshte e padiskutueshme,

Ligesia mund t’a sulmoje,

Injoranca mund t’a perqeshe,

Por ne fund, ajo mbetet aty.

The truth is incontrovertible. Malice may attack it, ignorance may deride it, but in the end, there it is.”, shkruan Jamarbër Malltezi.

Dy ditë më parë Yuri Kim i kërkoi Bashës që të distancohet nga Berisha, por nga ana e kryedemokratit ka pasur vetëm heshtje për këtë çështje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re