Profesori në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Daniel Serwer, akuzoi presidentin Serb Aleksandar Vuçiç për “përpjekjen për të ndërtuar një Serbi të Madhe de facto” duke “kryer një fushatë në Mal të Zi, Bosnje dhe Kosovë”.

Ai i tha Zërit të Amerikës, duke iu përgjigjur pyetjes “a do të inkurajojë rezultati i zgjedhjeve në Nikshiq presidentin e Serbisë që të vazhdojë të përfshihet në ngjarjet në Malin e Zi”, ai tha se “Vuçiç beson se ai po kryen një fushatë shumë e suksesshme në Mal të Zi, si dhe në Bosnjë dhe Kosovë ”.

“Vuçiç po përpiqet të ndërtojë një Serbi të Madhe de facto, të cilën Miloseviçi dhe Dobrica Cosiç e donin. Eshtë një program serb, i modernizuar për Ballkanin e sotëm”, pohon Serwer, i njohur si një kritik i madh i Beogradit.

I pyetur nga Zëri i Amerikës “nëse ai ende sheh një ndikim të fortë të Kishës Ortodokse Serbe në skenën politike”, Serwer u përgjigj se ai mendon që “ndikimi i Kishës Ortodokse Serbe është mjaft i fortë”.

 “As ajo nuk ka turp për këtë. Eshtë e përfshirë qartë. Padyshim që është në njërën anë të ekuacionit politik”, beson Serwer.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re