Një stuhi e fuqishme mesdhetare ka përfshirë Libinë lindore, duke vrarë 25 njerëz, sipas burimeve mjekësore, si dhe duke shkatërruar shtëpi dhe rrugë.Një raport i mëparshëm nga burime qeveritare dhe dëshmitarë okularë raportoi të paktën tre të vdekur dhe dy të zhdukur.

Videot e postuara në mediat sociale treguan njerëz duke u ngjitur në çatitë e shtëpive të tyre ose në makinat e tyre në përpjekje për të marrë ndihmë ndërsa stuhia Daniel, pikërisht ajo që ka prodhuar katastrofa në Greqi, goditi qytetet Bengazi, Sush, Al Bayda, Al Marj dhe Derna në Libi, duke shkaktuar përmbytje të rënda.

Autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, duke urdhëruar mbylljen e shkollave dhe dyqaneve dhe vendosjen e shtetrrethimit pasi stuhia goditi vendin dje, të dielën dhe sot.

Katër portet kryesore të eksportit të naftës në Libi, Ras Lanuf, Zweitina, Brega dhe Es Sidra, u mbyllën nga e shtuna pasdite dhe për tre ditë, thanë dy inxhinierë për Reuters.

Kryeministri, kreu i qeverisë kalimtare në Tripoli, Abdulhamid Dbeiba, tha të dielën se ai kishte udhëzuar të gjitha agjencitë qeveritare që “të adresojnë menjëherë” dëmet dhe përmbytjet në qytetet lindore të Libisë.

Kombet e Bashkuara në Libi thanë se do të “sigurojnë ndihmë urgjente në mbështetje të përpjekjeve lokale dhe kombëtare”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re